Një nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar, që prej kohësh në fokus të medias rozë për zhvillimet e fundit sa në jetën private, po ashtu edhe në aspektin profesional. Megjithatë, Arbana Osmani, moderatorja e "Dua të të bëj të lumtur" në "Top Channel", si përgjigje të sajën për gjithçka përflitet në media ka zgjedhur heshtjen. Asgjë nuk ka ndryshuar në ritmin e saj të përditshmërisë dhe angazhimeve, apo shkëputjeve të shkurtra në formën e pushimeve që ajo zgjedh të shijojë në periudha të ndryshme.

Si në rastin konkret, ku përmes fotove Arbana na ka dëshmuar se ndodhet në Itali ku po shijon disa ditë qëndrimi atje mes natyrës, ushqimit e argëtimeve të tjera që ky vend i ofron pa kursim. Kështu, në një prej fotove të fundit, ku ajo shfaqet duke pozuar në një veshje bardh e zi, mes komenteve të shumta që e komplimentojnë për pamjen e jashtme apo stilin e veshjes, bie në sy edhe komenti i një fansi të moderatores. Më saktë ai i shkruan: "Arbana ti je shumë e bukur nga sjellja dhe shpirti, por jo nga fytyra. Hajt le themi simpatike".

Moderatorja nuk e ka neglizhuar këtë mesazh, madje ka provuar t'i kthejë edhe një përgjigje tipike të lezetshme. "Hajt bereqavers", i shkruan Arbana, ndërsa e shoqëron edhe me emoji funny.

Sigurisht i gjithi është një bashkëbisedim interesant dhe me siguri me notat e shakasë!