Nuk e pranuan asnjëherë që janë bashkë, por dihej se Ronela Hajati dhe Young Zerka ishin në një romancë. Dyshja madje edhe bashkëjetonin, por diçka u këput mes tyre dhe thuhet se çifti nuk janë më bashkë. Sipas “Panorama Plus”, arsyeja e ndarjes së tyre është se Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen, por Zerka nuk ishte dakord.

Disa ditë më parë ai dha një intervistë për “Prive”, dhe u shpreh se Ronelën e ka xhan dhe e ka pasur, por nuk preferon të bëjë më shumë komente rreth saj. Ronela nga ana tjetër nuk ka reaguar ende për lajmet e ndarjes!