Si një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, ajo vazhdon të frymëzojë shumë gra dhe vajza jo vetëm përmes zërit dhe performancave të saj, por edhe si individ. Ndonëse, prej vitesh jeton në Gjermani, aty ku ajo ka ndërtuar "folezën" e saj të lumturisë dhe familjes, me bashkëshortin dhe dy fëmijët, Ledina Çelo ka një gjë për të cilën i kuriozon të gjithë: pamjen e saj! Duket sikur ora ka ndaluar të ecë tek ajo, sepse sa më shumë kalojnë vitet, ajo na provon se është në super formë fizike dhe super e kuruar.

Kështu, ditën e sotme, këngëtarja shqiptare ka zbuluar me të gjithë ndjekësit e saj virtual një sekret për bukurinë e lëkurës së fytyrës. Dhe në dukje të parë është një maskë "home made", që gjithsecila prej jush mund ta përgatis në kushtet e shtëpisë. Me vetëm tre përbërës të thjeshtë, Ledina na ka treguar se kjo maskë ushqyese dhe hidratuese bën mrekulli me lëkurën e fytyrës suaj. Mjafton pak mjaltë, vaj ulliri dhe e bardha e vezës dhe përpara një dite të gjatë dhe të lodhshme kjo është maska që ju duhet.

Pra, vajza vëmendje! Tani që e mësuat sekretin e bukurisë së Ledina Çelos, praktikojeni edhe ju!