Duart mund të tregojnë më shumë për fatin tuaj në dashuri. Në fakt “pronari” i duarve mund të mos na japë shumë informacione, por duart do t’ju tregojnë detaje interesante. Bright Side ka gjetur disa fakte që duhet t’i lexoni për duart!

Vijat janë në të njëjtin nivel

Nëse partneri juaj ka vizat e dashurisë në të njëjtin nivel, ju jeni me fat pasi kanë qëllime serioze dhe preferojnë marrëdhëniet e gjata. Ata janë racionalë dhe nuk pëlqejnë kthesa të mprehta në jetë. Janë persona të ndjeshëm me një karakter të butë dhe kujdesen për mendimet e të tjerëve.

Vija e majtë është më e ulët

Ky person preferon një partner të sigurtë dhe të urtë. Kush ka këto vija është romantik dhe i pavarur. Ata preferojnë të dëgjojnë mendimin e të tjerëve, por më pas vendosin vetë.

Vija e majtë është më e lartë

Ky person nuk nxiton të ketë një marrëdhënie serioze dhe as nuk e konsideron dashurinë arsyen e lumturisë. Mirëpo, kur vendosin të zgjedhin dikë në jetë, kjo do të thotë se ai person është më i ri ose i një kombësie tjetër. Ata duan të jenë të sigurt përpara se të bëjnë një hap të rëndësishëm.