Grimi i Lady Gaga-s në “Daily Front Roë Fashion Awards” ktheu "La Vie En Rose" në realitet. E veshur nga Rodarte, Lady Gaga mori pjesë në ceremoninë e trukuar me një hije rozë në sy dhe në mollëza, por nuk ishte nuanca femërore ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e vajzave që kërkojnë risi dhe frymëzim për grimin e stinës së ëmbël dhe të verës së nxehtë që është përpara.

Në qepalla, këngëtarja e “Shallow” kishte vendosur disa “diamante” duke i dhënë pamjes së saj më shumë shkëlqim. Pastaj, një mascara që ia thekson më shumë qerpikët, i nxjerr më në pah sytë e mëdhenj dhe shprehës.

"Gurët" në sy vijnë sërish në modë nga vitet '80 dhe janë bërë trend i menjëhershëm i blogereve të modës dhe personazheve të njohur.

Gaga ndoqi ceremoninë e çmimeve për të promovuar edhe grimieren e saj, me të cilën bashkëpunon për plot 10 vitet e fundit.

Shihni fotot e artistes dhe guxoni më shumë gjatë sezonit të ngrohtë.