Lidhja e tij speciale me muzikën me sa duket qenka e shkruar që në emër! Në identitetin e tij! Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar Elgit Doda, natyrshëm e ka të lidhur jetën e tij profesionale me artin dhe veçanërisht me muzikën. Me krijimet e tij muzikore, ai ka bërë për vete shumë fansa, ndërkohë që angazhimi i tij i momentit është bashkë me vajzën e zemrës së tij, Klea Hutën, e të dy bashkarisht ata kanë krijuar një akademi artistike në të cilën i mësojnë fëmijëve, por edhe grupmoshave të tjera zhanre të ndryshme artistike.

Por, ndërsa e kemi parë në skenë apo në studio të ndryshme të televizive të flasë për çështje të ndryshme, nga ato personalet, deri tek muzika dhe projektet, Elgit Doda asnjëherë më parë nuk e kishte zbuluar një detaj shumë interesant që në fakt ka lidhje me emrin e tij.

Përmes programit "Ask me a question" në Instagram, një nga fansat e tij virtual e ka pyetur për domethënien e emrit të tij Elgit, dhe kompozitori nuk e ka lënë pa përgjigje! "Emri im është markë kitareje", i ka thënë ai duke na shpjeguar edhe lidhjen speciale të emrit me pasionin e tij të madh: muzikën!

Vërtet një gjetje e goditur apo jo?