Si të përdorim lëkurat e patates për rigjenerimin e lëkurës së djegur ose në pastrimin e këndeve të ndryshme në shtëpi o kujdesje për kopshtin?! Lëkurat e patates përdoren gjerësisht në bukurinë e fytyrës dhe flokëve në sajë të vlerave të tyre ushqyese, qetësuese dhe hidratuese. Prania e niseshtes i bën ato një aleat të pagabueshëm kundër plakjes. Gjithashtu e shkëlqyeshme për t'u përdorur si pleh natyral, ose për pastrimin e shtëpisë, le të shohim bashkarisht përdorimet fantastike të lëkurës së patates!

Në rast të djegieve të lehta përpiquni të aplikoni lëkurën e patates. Pjesa që do të duhet të jetë në kontakt me lëkurën është pjesa e brendshme e pulpës. Lëreni në zonën e djegur për rreth një orë, në mënyrë që të përfitojë nga veprimi antiinflamator dhe kruajtja do të jetë shumë larg.

Lëkura e patates së papërpunuar në fytyrë ndihmon për të luftuar lodhjen dhe plakjen. Në mbrëmje, pasi t'a keni larë plotësisht fytyrën tuaj, bëni lëvizje rrethore. Në këtë mënyrë ju do të keni, brenda dhjetë minutash, një lëkurë më të hidratuar dhe më pak të lodhur.

Ju mund të përdorni lëkurën e patates për thinjat tuaja! Pas një kohe të shkurtër ajo oksidohet dhe bëhet e errët, një tipar që e bën të përsosur për të errësuar flokët e para të bardha. Përgatitni më pas ujë të vluar e hidhni në të lëkurën e patateve. Lëreni pak të ftohet dhe me të shpëlani flokët. Mbulojeni kokën me peshqir dhe mbajeni për gjysmë ore ashtu, e më pas vazhdoni larjen me shampo normale.

Si të përdorni lëkurat e patates si pleh dhe për pastrim! Ato janë të shkëlqyera për t'u përdorur direkt në terren si një pleh natyral për bimët e kopshtit. Nga ana tjetër, ju gjithashtu mund të vloni lëkurat dhe të përdorni ujin për të ujitur bimët që keni në shtëpi.

Lëkurat e patates kanë mjaftueshëm edhe vlera pastruese dhe ju mund t'i përdorni ato për të hequr papastërtitë në kuzhinë. Mbushni ato dhe përdorni ato, për shembull, për të larë fundet e enëve, kapakët apo dorezat e çelikur nëpër ende dhe mobilie.

Rezultati është fantastik në çdo kohë!