Me siguri të gjitha vajzat, ia kanë marrë të paktën një herë një bluzë të dashurit. Edhe pse ai mund të bëhet me nerva, pasi sipas tyre vajzat “i keqpërdorin” rrobat e tyre, sërish gjinia femërore ka një veshje që mund ta kombinojë me bluzën e të dashurit! Në fakt, është një xhaketë që po bën “namin” edhe edhe tek vajzat dhe djemtë e famshëm! Xhaketa e markës Balenciaga ngjyrë fosforeshente duket të jetë e preferuara e vajzave dhe djemve të njohur.

Ishte Lori ajo që e veshi e para, por më pas kjo xhaketë u vesh edhe nga i dashuri i saj Vis Bajraktari. Asokohe, u shkrujt se Lori “i merrte” rrobat Visit! Siç bën çdo vajzë! 

Këtë xhaketë nuk vonoi shumë dhe e veshi edhe Capital T.

Ndërsa sot, edhe Aurela Hoxha ka veshur një të tillë. Nëse jeni kurioz të dini sa kushton, çmimi i saj është plot 1150 dollarë!

Mund të vishet nga të dyja gjinitë!