Pasditen e djeshme, në “Ftesë në 5”, në Top Channel, Bieta Sulo zgjodhi të vishet me një kostum të pazakontë dhe paksa të guximshëm për ekranin. Kostumi që ngjan me pizhamat është një prej trendeve që po dominojnë sezonin e ri të 2019-ës dhe nuk ka si të bëjë përjashtim edhe për personazhet e njohur të ekranit tonë.

Ndryshe nga herët e tjera, edhe Bieta, duke guxuar pak më shumë me stilin, veshi dje këtë kostum “pizhama” ngjyrë rozë me një rrip portokalli në mes.

Një ditë pas saj, edhe Rudina për programin e saj, sapo hyri në studio pasditen e sotme, tha se: “E kisha me dyshim këtë kostumin kur e vesha, se thashë do thonë “ka dalë me pizhama dhe po bën një pijama party në studio” (kjo, në fakt, nuk do ishte ide e keqe), por nuk janë pizhama, është kostum i trendit të fundit… “

Kështu, edhe Rudina doli sot paksa nga stili i saj klasik duke guxuar me një kostum bardhë e zi, kombinuar me një kanotierë të bardhë.

Nëse keni pasur ndër mend ta komentoni veshjen e ndonjërës prej moderatoreve të pasdites, bëni më mirë në fillim një “udhëtim” në profilet e blogereve të modës dhe pastaj binduni se as Rudina, as Bieta “nuk e hanë bukën kot” (kështu tha Bieta pak kohë më parë më Rudinën, kur i përmendën programin e saj).

Pa dëshirën më të vogël për të krijuar rivalitet, por, me siguri, me një dëshirë më të madhe për të guxuar më shumë me trendet, si Bieta, ashtu edhe Rudina i kanë marrë pikët maksimale dhe komplimentet nga fansat e tyre për veshjet e tyre dy ditët e fundit.