Hello-hello, mirë se erdhe prapë në Loyalthy!

E keni vënë re sa shpejt bëhet nxehtë këtu në Tiranë? Është kaq bukur, diell, pak vapë, por bukur dhe sigurisht, e gjithë kjo atmosferë na rikujton se vera do të jetë afër së shpejti. Kjo na lumturon, por kur mendojmë për trupin..? Uroj që përgjigjja juaj të jetë pozitive, dhe nëse ende jo, më poshtë do ju rreshtojë shpejt e shpejt pa ju marrë shumë kohë disa këshilla që ju ftoj t’i provoni dhe ju, ashtu siç bëra unë.

Por, përpara se të filloj me këtë listë të shkurtër dua t’ju shpreh se kjo është eksperienca ime personale. Jam komplet e sinqertë dhe më duhet të shpreh sërisht që në rrugëtimin tim disa vjeçar të fitnessit kam provuar shumë gjëra, duke filluar nga mënyra se si ushtrohem dhe ushtrimet specifike, dietat, trendet, eksperimente,  etj, etje, etj… Sigurisht, jo të gjitha kanë rezultuar të “suksesshme” sado që jam përpjekur të jem e mirë-informuar përpara çdo vendimmarrjeje.

Në Janar të këtij viti, ashtu si çdo njeri, i vura vetes disa qëllime. Një prej tyre ishte të provoja diçka të re në mënyrën si stërvitem dhe mirëmbajë dietën. Ej…MË NË FUND… Kësaj rradhe, bëra gjënë e duhur.

Inkorporimi i HIIT dhe më shumë Cardio në çdo sesion stërvitjeje. (High Intensity Interval Training)

Do ju them të vërtetën: gabimi im më i madh ka qenë të kem nënvlerësuar Cardion dhe sepse e kam kaq inat, shpeshherë e kam neglizhuar në maksimum. I vetmi moment ku kam bërë sado pak vrap, ka qenë në natyrë rrallë dhe çdo herë si nxemje.

Kjo gjë më bëri që vjet ta egzagjeroja dhe pak me peshat dhe si rezultat, nuk më pëlqeu ajo që pashë. Ja pra, sekreti i këtij lean body (trup i hollë e i tonifikuar) që kërkoja të kisha qëndron pikërisht tek balancimi i ushtrimeve me pesha me cardio dhe HIIT. Nuk do jetë e lehtë në fillim me frymëmarrjen dhe rezistencën, por më besoni do e adhuroni. Praktikisht, nga pesë herë që stërvitem kam bërë që 1 nga ditët (e treta) të jetë vetëm për sprinte, vrap dhe ushtrime rezistence.

Përdorimi i Resistence Bands

Gjithmonë i kam parë dhe i kam injoruar pa fund. Më dukej si diçka e pavlerë që gjendet në çdo palestër. Për një kohë të gjatë kam parë shumë fitness bloggers që i përdornin e kurrë s’mora nismën të dija më shumë për to dhe t’i përdorja. Personalisht i përdor në gjysmat e ushtrimeve në ditët kur ushtroj këmbët. Është fantastike në izolimin e muskujve të vitheve, për ta ndjerë presionin e një ushtrimi në vendin e duhur. Thjesht duke i vendosur pak sipër gjunjëve tuaj, në squats, hip-thrusts, bridges, por dhe thjesht duke bërë hapa anësore.

Tani e nis gjithmonë ditën me palestër

E di që kjo mbase s’do ju pëlqejë shumë, ama për mua ka funksionuar më së miri dhe më bën të ndihem kaq mirë kur e nis ditën time herët e plot energji, palestër dhe gati për një ditë produktive. Gjithashtu më shmang totalisht fluksin e palestrës në këto muaj të mbushur me njerëz mbasditeve. Stërvitja në mëngjes është zgjidhje.

Sigurisht krahas këtyre tre ndryshimeve të vogla (që më kanë ndryshuarshumë), çelësi është gjithmonë dieta ushqimore, që e përsëris: zë një rol kryesor. Sigurisht dhe aty kam vënë synime këtë vit. Por për këtë mbase ju flas ndonjë herë tjetër.

“You don’t get what you WISH for, but what you WORK for.”

LOYALTHY by Adela Osmani