Kush më mirë se ajo mund të japë "recetat" e duhura të suksesit?! Që kur ishte ende studente, ajo nuhati pasionin për radion dhe televizionin dhe zuri vend në një prej mediave më të rëndësishme në vend siç është "Top Channel", me rolin e saj të preferuar si moderatore dhe prezantuese e formateve të ndryshme televizive që i janë besuar ndër vite. Me emisione të suksesshme, me protagonizëm në prime time, me rekorde audience dhe shikueshmërie, Arbana Osmani i ka provuar vetë medias ku është pjesë, por edhe fansave të shumtë se në jetë mund t'ja dalësh gjithmonë falë disa komponentëve siç janë: talenti, pasioni dhe puna e palodhur!

Nuk mund ta mohojmë se ajo është një nga prezantueset e njohura shqiptare dhe ndër femrat më motivuese të brezit të saj, për vetë stilin e jetës dhe profilin publik që ka ruajtur ndër vite. Por, vetëm sot, me sa duket Arbana ka vendosur që të tregojë anën tjetër të medaljes së suksesit, duke e thënë jo në një intervistë të gjatë apo në ndonjë dalje në media, por të përmbledhur thjesht e vetëm në një shprehje të goditur. Në një postim të fundit të saj Instagram, moderatorja e njohur ndau virtualisht një detaj motivues për të gjitha vajzat që e duan suksesin dhe rruga për të mbërritur aty është kjo sipas Arbana Osmanit. "Mënyra më e sigurt për të ndihmuar një grua të suksesshme është ti thuash asaj që nuk mundet"!

Vajza, nëse  e thotë Arbana duhet ta besoni!