Për këdo ditëlindja është një ditë e veçantë, por për një fëmijë ajo duhet të jetë patjetër magjike. Sigurisht që e gjithë jeta e tij nuk mund të jetë si një përrallë, por një ditë në vit mund të jetë e tillë, pasi Class Events mund ta shndërrojë ditëlindjen e fëmijëve tuaj në diçka magjike. Njësoj ndodhi edhe me Tarën, e cila mundi të festonte ditëlindjen e saj në një kopsht të magjespur mes zanave.

Dyshemeja u mbulua e gjitha me tapet bari, ndërsa tavani me drita të vogla që krijonin idenë e xixëllonjave. Kudo kishte detaje kërpudhash dhe myshku, që të jepinin përshtypjen e një pylli të vërtetë. Ambienti ishte i mbushur me lule, gjelbërim dhe detaje druri. Në një tabelë druri shkruhej "Tara", si për t`i orientuar të ftuarit që aty ndodhej pylli magjik i Tarës.

Tavolina e ëmbëlsirave ishte e mbushur me ëmbëlsira në formë kërpudhash, zanash, fluturash e lulesh. Ndërsa tavolina e të ftuarve ishte ideuar që të ndërthurej më së miri me pjesën tjetër të dekorit. E gjitha e bardhë me detaje druri te karriget, ndërsa në qendër ishte dekoruar me qirinj dhe lule kafe e ngjyrë bari.

Një kënd shumë i veçantë ishte tenda me tyl të bardhë e drita. Ky kënd magjik u kthye në të preferuarin e fëmijëve për të realizuar foto që do të mbeten një kujtim i bukur dhe i paharruar për ta.

Po ashtu, një tjetër detaj që i dha edhe më shumë magji festës ishin shishet e vogla të mbushura me pluhur zanash dhe të etiketuara që iu dhuruan fëmijëve.

Një festë si në përralla që vetëm Class Events mund ta bëjë realitet!

Fotot: Orsola Mema, Class Photography