Disa foto nga plazhi që u publikuan verën e vitit të kaluar qarkulluan shpejt në media. Olta Boka dhe partneri i saj duke u puthur, në disa foto paparaci, bënë menjëherë kureshtarë të gjithë publikun, edhe për faktin se Ivi Rrokaj, partneri i saj, është edhe djali i shumëkomentuar i deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj.

Por nuk ka qenë kjo arsyeja që Olta e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë marrëdhënien e gjatë të dashurisë. Ajo është kujdesur gjithmonë që ta jetojë çdo fazë të saj në mënyrë të shëndetshme dhe pa presionin e mediave, edhe për arsyen se ka dashur që ta respektojë partnerin e saj, punën e tij, si edhe çdo hap të raportit të tyre.

Ka thënë gjithmonë që është në një lidhje dhe është e lumtur, por vetëm kaq dhe asgjë më shumë. Megjithatë, sot nuk shpëtoi dot nga “Rudina”, ku ishte e ftuar për të folur për profesionin e saj të juristes, të cilin ka nisur ta ushtrojë prej pak kohësh.

Ndërsa ishte duke rrëfyer për pasionin e saj, udhëtimet, Rudina e pyeti se zakonisht cilët janë njerëzit që e shoqërojnë në këto udhëtime, si për ta nxitur Oltën të rrëfejë më shumë për “shoqëruesin” e saj: “Unë udhëtoj me njerëz të dashur, me shoqëri. Sigurisht, pjesën më të madhe të këtyre udhëtimeve e kam bërë me njeriun e zemrës, por nuk kam dashur që kjo të mediatizohet. Janë udhëtime të shijuara maksimalisht…” – vijoi Olta si për ta anashkaluar pyetjen e Rudinës. Por moderatorja nuk hoqi dorë kaq lehtë. Ajo vuri re unazën me një gur të çmuar në gishtin e këngëtares, edhe pse kjo e fundit po përpiqej ta mbulonte nga kamera.

Si për ta justifikuar të gjithë këtë refuzim publik për raportin e saj, Olta pranoi se marrëdhënia e saj ka kaluar në një fazë tjetër. Nga këmbëngulja e Rudinës për të zbuluar nëse ajo ka marrë një propozim, Olta pranoi se tashmë ajo dhe Ivi janë fejuar, por sërish vazhdonte të këmbëngulte për të mos zbuluar asgjë më shumë.

Megjithatë, meqenëse lajmi u zbulua, Rudina tha se kishte gjetur një foto të çiftit nga miq të përbashkët, surprizë për këngëtaren. Olta dhe Ivi, në një foto përballë aparatit, ndryshe nga çdo herë tjetër, nga një dasmë, u shfaqën sot për herë të parë në publik. Megjithatë, Olta u gjend e papërbatitur këtë herë dhe miratoi e sikletosur që ky është partneri i saj:

Realisht, në fakt, nuk e kam  dashur kurrë të përdor për asnjë lloj momenti dhe për asnjë lloj arsye jetën time private. Më ka ardhur keq që ai të njihet thjeshtë si “I dashuri i Oltës apo i fejuari i Oltës. Ai bën një punë të tij, përkushtohet dhe ka një karrierë në atë që bën, kështu që unë dua ta ruaj edhe atë, por edhe veten nga i gjithë ky presion. Në rastin konkret, jam gjendur përballë një presioni që më ka shkaktuar, një lloj mënyre pak bezdi (nëse do ta quaja kështu), sepse ka qenë pak e shëmtuar mënyra se si është interpretuar. Sa herë unë kam thënë nuk dua të flas, kurioziteti bëhej më i madh. Uroj që fotoja të mund të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër, kam dashur t’i shijoj hapat e kësaj lidhjeje në mënyrë të shëndetshme, pa presionin e jashtëm….

E dorëzuar para kësaj fotoje dhe para publikut, Olta tha se, në fakt, do të donte që të gjithë këtë ta bënte në një moment tjetër. Për planet e dasmës, është ende herët: “Nuk kemi plane. Çdo gjë do të vijë natyralisht…