Një deklaratë e papritur e Arian Çanit në “Zonë e Lirë” për Ronela Hajatin, ka nxjerrë në pah një zënke mes tyre. Këngëtarja e njohur shkonte shpesh dikur në studion e Çanit për të promovuar hitet e saj, mirëpo tashmë mesa duket nuk do ta shohim më në "Zonë e Lirë". Gjatë lojës që Çani realizon të premteve në program, “Mix blind test” është vendosur kënga e Ronelës “Vuj”, një hit i Këngës Magjike. Çani menjëherë ka reaguar duke thënë:

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë”.

Pas kësaj deklarate të Çanit, Ronela ka reguar përmes një postimi në Instastory ku shkruan “U prehshin në paqe budallallëqet”.

Ajo nuk ka vendosur emra sigurisht, mirëpo, kjo është marrë si një kudërpërgjigje ndaj deklaratës së Çanit.