Asnjë veshje nuk duhet hedhur në kosh! Pse? Sepse mund të rikthehet kur më pak e prisni! Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por aksesorët e flokëve janë rikthyer në modë. Vajzat e njohur shqiptare janë fiksuar pas kapëseve të viteve ’90. Ky brez i mban mend mirë, kapëset dhe rrathët e flokëve që ua vendoste mami kur ishin fëmijë.

Mirëpo, sot vajzat e famshme kanë vendosur t’i kombinojnë ato me veshje të ndryshme dhe ngjajnë po aq bukur sa dikur! Pra, në ditët e sotme ajo çfarë kuptojmë nga tendencat e modës, është se thjeshtësia po rikthehet. Bukuria qëndron tek gjërat e thjeshta, që nuk duhet me deomos të kushtojnë shumë!