Truket e bukurisë nuk kanë fund dhe çfarë më mirë sesa gjërat që mund t`i bëjmë në kushte shtëpie mund të na ndihmojnë pa na dëmtuar? Para pak javësh aktorja e njohur Bella Throne publikoi një video ku shfaqej me një mikeshën e saj, e cila e ndihmonte të lante flokët me birrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BELLA (@bellathorne) on

Për të gjithë ata që po pyesin: Po, është birrë. Ajo çel ngjyrën e flokëve natyralisht dhe thuhet që të bën mirë. Në filmin e radhës flokët e mi duhet të jenë në ngjyrë mjalti, kështu që po i kursej vetes një takim në sallonin e bukurisë”, -ka shkruar ndër të tjera Throne.

Videoja ka marrë komente dhe pëlqime pafund, por pyetja që na lind në këto raste është: “A funksionon vërtetë?” Specialistja e bukurisë Amanda Scott është prononcuar për Marie Claire.

Në fakt birra nuk të ndihmon për të çelur ngjyrën e flokëve. Në vend të saj duhet të përdoret vodka, pasi ka një përqindje më të lartë alkooli. Po ashtu, edhe me kamomil, ujë të gazuar dhe limon. Ato do të jenë efektive nëse i spërkatni në flokë për disa ditë rresht”, -ka thënë Scott.

Pra, përqindja e alkoolit që përmban birra nuk është aq e lartë sa t`ju ndihmojë të çelni ngjyrën e flokëve.