Hackerim-i (vjedhja) llogarive online është një çështje shqetësuese për të gjithë botën që së fundmi ka prekur Ballkanin dhe si rrjedhim edhe vendin tonë. Edhe ju mund të bini pre e hacker-ave dhe se çfarë duhet të dini nëse ndodh një gjë e tillë, e mësoni duke klikuar: Bëni kujdes! Sulme masive nga hacker-at, tani edhe në Shqipëri.

Si gjithmonë parandalimi është gjëja më e mirë që mund të bëni. Por, si duhet të veproni në mënyrë që të mos bini viktimë e këtyre hacker-ave?

Siguroni fjalëkalimin

-Ndërroni fjalëkalimin dhe vendosni një më të fortë, me të paktën 8 karaktere dhe të përmbajë shkronja të mëdha, shkronja të vogla, simbole dhe numra.

-Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për llogari të ndryshme.

-Mos i regjistroni fjalëkalimet në kompjuter, por shkruajini sa herë ju duhet të hyni në një llogari. Fjalëkalimet e regjistruar janë shumë të lehtë për t`u vjedhur.

-Ndërrojeni shpesh fjalëkalimin, të paktën një herë në 6 muaj.

Ndiqni këto këshilla:

-Shkarkoni në telefon/kompjuter një antivirus të mirë.

-Mos klikoni në faqe të pasigurta.

-Mos klikoni në tabela që ju dalin në faqe porno. Shumica janë viruse të rrezikshëm.

Si të mbroni intimitetin tuaj?

-Mos bëni foto ose video komprometuese.

-Mos mbani foto foto ose video komprometuese në telefonin/kompjuterin tuaj.

-Mos dërgoni foto ose video të tilla nëpërmjet email-it, Whatsapp-it ose chat-eve të ndryshëm.

Si përfundim e gjitha çfarë duhet të bëni është të tregoheni të kujdesshëm me gjërat që mbani në telefonin tuaj apo me faqet që klikoni online.