Vetëm pak javë më parë, modelja e njohur Diellza Kolgeci lajmëroi se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Fisnik Rugova. Çifti zbuluan edhe gjininë e fëmijës në baby shoëer-in e orgganizuar paj ditë më parë. Diellza dhe Fisniku do të jenë prindër të një vajze dhe derisa vogëlushja të vijë në jetë, modelja nuk ka ndryshuar asgjë nga rutina. Madje, as ka hequr dorë nga aktiviteti fizik.

Megjithëse është përpjekur ta mbajë sa më larg vëmendjes së publikut historinë e saj të dashurisë, lajmi për pritjen e ëmbël s’mund të mbahet vetëm për vete, ndaj këto javë të fundit, Diellza po i ndan edhe me miqtë, madje duke rrëfyer edhe disa prej ndjesive apo momenteve të pritjes së ëmbël.

Zyrtarisht në muajin e nëntë të shtatzënisë, prej dy ditësh, por mos barku i dallohet me vështirësi. Modelja duket në formë shumë të mirë fizike në këto foto të fundit që ka postuar në llogarinë e saj, madje edhe duke guxuar me ushtrimet e palestrës.

Me gira në dorë, Diellza shkruan “8 muaj e dy ditë…” dhe ende e fortë fizikisht.

Motivim për të gjitha nënat në pritje të ëmbël, por edhe për ato që sapo kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre. Mund t’ju duket e guximshme që ende Diellza frekuenton palestrën, por për një modele, të ushtruarit është një domosdoshmëri në çdo kohë.