Një marrëdhënie e shëndetshme nuk duhet të ketë komplekse mes partnerve. Pra, ju duhet të jeni më të lirshëm me gjysmën tuaj më të mirë. Edhe kur vjen puna tek gazrat. Disa prej jush janë të turpshëm dhe mendojnë se kjo gjë nuk duhet bërë në prani të partnerit, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se kjo gjë është normale, kur lidhja është e gjatë dhe janë bërë një me partnerin. Gjithsesi, ne do t’ju tregojmë 5 arsyet pse është normale të bëni gazra kur jeni me partnerin:

Shkenca

Gazrat janë tështima e prapanicës. A keni ju siklet të tështini para partnerit tuaj? Jo! Ajnshtajni, Curie, Sheldon Cooper, Newton, Darwin, Hawking, të gjithë kanë shkruar gjerësisht rreth kësaj teme. Në fakt, Aristoteli ka thënë  "Qëllimi i artit është që të mos përfaqësojë pamjen e jashtme të gjërave, por domethënien e tyre të brendshme". (“The aim of [f]art is to represent not the outëard appearance of things, but their inward significance” )

Mos e mundoni veten me gjëra të vogla

Kjo duhet të jetë një moto e mirë për jetën, martesën dhe për çdo gjë. Bota ka shumë për t’u shqetësuar. Një zhurmë e vogël nga partneri nuk duhet të jetë diçka e rëndësishme për ju!

Të dalësh nga dhoma është e lodhshme

Me siguri ju kur keni dashur të liroheni keni dalë nga dhoma për të mos u ndjerë keq përpara partnerit. Mirëpo, me kalimin e kohës bëheni shumë dembelë për të dalë nga dhoma, prandaj vendosni që të mos keni më turp përpara tij.

Liria

Ju bëni shumë gjëra me partnerin dhe gazrat janë pjesë e jetës që duhet t’i pranoni për t’u ndjerë plotësisht të lirë me gjysmën tuaj.

Mbajtja e gazrave është e dëmshme për ju

Nëse mbani gazrat kjo gjë mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Nëse nuk dëshironi diarre, atëherë duhet të mos i mbani gazrat. Nuk duhet të keni turp kur vjen puna tek shëndeti juaj.