“Njerëzit që kanë syze optike, janë më të zgjuar”, kush nuk e ka dëgjuar këtë shprehje? Sipas një studimi të Universitetit të Edinburgut, ekziston një e vërtetë pas kësaj shprehjeje. Sipas shkencës, tiparet e trupit të një personi mund të ndikojnë në zgjuarsinë e tyre. Mirëpo, cilat janë këto tipare? I lexoni më poshtë:

Gjatësia

Njerëzit e gjatë janë më të zgjuar se ata më të shkurtër. Sipas një teorie, të qenit i gjatë i ndihmon njerëzit të tregojnë status, kështu që historikisht njerëzit më të gjatë kanë më shumë mundësi për udhëheqje. Njerëzit e gjatë tentojnë të kenë punë më të mira.

Gjoksi i madh

Sipas një studimi, gratë me gjoksin e madh, kanë tendencë të kenë inteligjencë më të lartë.  Jo vetëm gratë me gjinj të mëdhenj e kanë këtë “fat”. Edhe ato me gjoks mesatar janë më të zgjuara se ato me gjinj të vegjël.

Sytë blu

Sytë blu mund të shfaqin intelekt të lartë. Duke pasur pigment më pak se sytë ngjyrë kafe, drita depërton më shumë në sytë e kaltër sesa në sytë kafe. Megjithatë, kjo gjë mund t’i bëjë sytë më pak të ndjeshëm ndaj dritës.

Koka e madhe

Ka një debat të madh se: madhësia e trurit kontribuon në inteligjencë-të kesh një kokë të madhe mund t’ju bëjë më të mençur, por jo për arsyet që mendoni. Dendësia e ulët e neuroneve brenda trurit mund ta ndihmojë atë të punojë në mënyrë efikase.

Një ballë i gjerë

Sipas praktikës së leximit të fytyrës kineze, të kesh një ballë të gjerë është një shenjë e inteligjencës dhe aftësisë. Në përgjithësi, personat me ballë të lartë besohet se janë në gjendje të kryejnë detyrat më herët dhe zakonisht nuk kanë nevojë t’ju shpjegohen gjërat disa herë.

Buzët e holla

Shkencëtarët besojnë se buzët e holla të buzëqeshura mund të ndihmojnë një njeri të duket më inteligjent. Buzët e trishtuara u morën si një shenjë e njerëzve më pak inteligjentë.