Të gjithë kemi atë dëshirën e pashmangshme gjatë fundjavave, që t'i "arratisemi" Tiranës, zhurmës, lodhjes nga angazhimet e punës apo përditshmërisë dhe të ndalemi në një vend të qetë. Në një hapësirë ku e gjithë familja bëhet bashkë dhe mund të kalojë momente të bukura në harmoni me natyrën, me argëtimin, me relaksin, por mbi të gjitha me kryefjalën e kënaqësisë për shumë nga ne: ushqimin! Shijen e patjetërsueshme dhe menunë e bollshme ku gjithsecili nga ne, pikas pjatat e preferuara të gatuara nga mjeshtrat e kuzhinës. Me ushqimin bio dhe të shëndetshëm që serviret për të gjithë klientët e Verandës në TEG dhe në QTU, ju praktikisht i keni mbajtur fëmijët tuaj larg të qenit obezë sepse gjithçka konsumohet aty është brenda parametrave të shijes dhe cilësisë. Ku mund të gjeni një vend të tillë kaq fantastik, që përmbledh të gjithë këto shërbime bashkë?

Ka një emër: Veranda në TEG dhe së fundmi në QTU! Kushdo është i mirëpritur në këtë vend, sepse cilido prej jush gjen veten aty. Një hapësirë e gjelbërt, me një gamë të gjerë shërbimesh të dedikuara për ju që jeni çift, për familjarë, për fëmijë, një darkë intime apo evente të mëdha koorporatash e grupe shoqërore që dëshirojnë të shijojnë një koktejl dhe të relaksohen nën tingujt e muzikës. Gjithçka është aty, në shërbimin tuaj dhe të çdo kategorie që zgjedh të relaksohet ndryshe.

Pa harruar, fëmijët! Të vegjëlit tuaj, por edhe ata më të rritur e grupmoshat e tjera të fëmijëve do të gjejnë tek Veranda në TEG dhe në QTU, këndin e tyre të lojërave, si edhe një gamë të gjerë argëtimesh për t'i mbajtuar ata të stimuluar sipas moshës, bashkë me një menu të veçantë dhe të shumëllojshme ushqimesh, por sidomos picat, aq shumë të preferuara nga të gjithë!

Shijoni menunë e pasur, kur secili identifikon gustot personale! Baza është kuzhina italiane, picat e shkëlqyera me furrë druri, koktejlet dhe moria e pjatave dhe pijeve aq shumë të dëshiruara nga të gjithë ju!

Kryesorja, veranda dhe gjithë hapësira e gjelbërt dhe komode është në dispozicionin tuaj! Sepse tek VERANDA, po erdhe njëherë, do të duash të vish gjithmonë!