Nëse ju jeni një njeri normal që i duhet të punojë për të marrë para në këmbim, për vajzat e familjes Kardashian-Jenner nuk është kështu. Ato paguhen edhe për postimet që bëjnë në Instagram apo në rrjetet e tjera sociale. Gjatë një interviste, Kris Jenner ka zbuluar se sa fitojnë vajzat e saj për një postim në Instagram.

Sigurisht që Kris nuk dha një shifër konkrete, por konfirmoi se shuma është padyshim me gjashtë shifra. Mjafton t`ju kujtojmë që Kendall Jenner u pagua 250 000 dollarë për postimin e Fyre Festival. Pra, vetëm me një postim ato marrin më shumë para, nga sa mund të marrë një njeri që punon një vit.

Kris shtoi se vajzat e saj marrin vazhdimisht oferta për të reklamuar diçka me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe se ato kanë një tarifë për çdo postim në Instagram, Facebook apo Instastory. Po ashtu, tarifa vendoset në varësi të produketeve që ato reklamojnë.

E gjithë kjo falë miliona njerëzve që i ndjekin!