E ftuar në Prive, Adrola Dushi zbuloi shumë për veten, jetën dhe mënyrën se si i shikon ajo gjërat. Duke folur për prindërimin, dashurinë dhe karrierën, bukuroshja shqiptare rrëfeu se nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në jetën e saj. Modelja tregoi se është në një moment tranzicioni dhe se duhet të gjejë rrugën e saj.

Jam në periudhën më të vështirë të jetës, sepse jam në tranzicion dhe akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime… E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Mendoj se kjo është periudha më e vështirë e jetës sime, edhe pse qesh pasi e them këtë”, -është shprehur Adrola.