Ka vetëm një vit në tregun muzikor, por është kthyer në fenomen të muzikës rap, madje shumë shpejt, sapo nisi koncertet, “mori me vete” të gjithë të rinjtë që e përqafuan menjëherë muzikën e saj. Nëse e pyet sot, vetëm një vit pas shpërthimit, nga erdhi ky sukses i menjëhershëm, Tayna nuk mendon se është i tillë, pasi ajo ka kohë që ka punuar dhe nuk ka kaluar pak sfida deri tani. Duket se është me këmbë në tokë dhe e gatshme edhe për t’iu përgjigjur edhe “sulmeve” të rrjetit.

Që prej qershorit të vitit 2018 kur publikoi hitin e saj të famshëm në bashkëpunim me reperin Don Phenom “Columbiana”, Tayna u shndërrua në më kërkuarën jo vetëm në koncerte, por edhe në intervista televizive apo portale.

E ftuar për herë të parë në Top Channel në “E Diell”, reperja kosovare foli për gjithçka, që nga suksesi i këngës së saj të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të impenjimeve në muzikë, komentet negative që s`i merr aspak personale, si dhe ndryshimit mes një “rap”-i që bën një femër dhe atij që bën një mashkull.

Pa dashur ta përdor si sarkazëm, por meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri, ndërsa ne po këndojmë gangsta”,- tha me të qeshur këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ku ndryshon një reper mashkull me një repere femer? A është në lidhje @tayna ? Tayna, fenomeni muzikor tregon gjithçka në "E Diell" 🌞 #ediellnetopchannel @topchannelalbania

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel) on

Ndërsa për pyetjen nëse paguhet ajo më shumë se një reper mashkull, siç është aluduar kohët e fundit, Tayna e di mirë përgjigjen që thuhet në kësi rastesh, edhe pse është akoma e re në muzikë: “Për lekët dhe për vitet nuk pyeten njerëzit”, - iu drejtua ajo Ervin Kurtit që nuk priste këtë përgjigje.

Reperja është përfolur në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por si reagon ajo kur i dëgjon? “Ose jam duke nxjerrë këngët e mia, ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”,- tha ajo.