Ditët e fundit i gjithë vendi është përfshirë nga një mot me shi që u ka rikthyer të gjithëve ndjesinë e dimrit. Madje në kryeqytet ra një breshër i pazakontë për stinën e pranverës. Në disa qytete pati edhe përmbytje si në Vlorë dhe në zona të tjera të jugut të vendit.

Moti me shi do të zgjasë edhe dy ditë. Sipas sinoptikanëve, duke filluar nga e mërkura në vend do të rikthehen rrezet e diellit: "Ndërprerja e reshjeve të shiut fillon që në orët e vona të pasdites së ditës së martë duke bërë që moti kryesisht i mirë e pranveror do të vijojë pas ditës së mërkurë. Do të kemi kryesisht mot të kthjellët dhe me diell, me teperatura tipike, 23 – 24 gradë celcius”, – tha për Tv Klan sinoptikania Adiola Bani.

Kështu deri të mërkurën shiu nuk do të ndalet. Pas mesit të javës, gati për t’iu rikthyer bregdetit.