Dalëngadalë, anija e Piter Panit po mbërrin në funhd të lundrimit të saj. Të hënat po i lënë vendin njëra-tjetrës dhe “Në kurthin e Piter Panit” është afër udhëtimit të tij të dytë. Megjithatë, ka ende surpriza të pazbuluara, kështu që fëmijët janë gati edhe nesër mbrëma për të bombarduar me pyetje të ftuarit e radhës.

Kush janë ata të dy? Dy personazhe që nuk janë rastësisht në pozicionin e tyre. Njëri balerin shumë i njohur e tjetra, moderatore jo më pak e tillë. Të dy prindër për herë të parë, do të sjellin nesër mbrëma sekrete të statusit që gëzojnë prej disa kohësh, si edhe vështirësitë që hasin për të qenë pranë të vegjëlve të tyre dhe pranë pasionit të madh dhe profesionit që kanë zgjedhur të bëjnë në jetë.

Kledi Kadiu

Nuk njeh limite kur është fjala për baletin – pasioni dhe profesioni i tij i madh për të cilin nuk bëri kurrë kompromise. Kledi Kadiu, artisti i kompletuar jo vetëm i skenave shqiptare dhe italiane, por i të gjitha skenave ku ai fluturon me artin e tij.

Duartrokitjet e gjata pas çdo performance kanë qenë për Kledin më shumë se vlerësim për punën dhe sakrificën që ka bërë, një motiv për të vazhduar akoma, pa u ndalur. Projekt pas projekti, kërcim pas kërcimi, skenë pas skene, Kledi nuk di të ndalë. Jo më kot e duan të gjithë, i madh e i vogël. Italianët, në mënyrë të veçantë, sa herë përmendet emri i Kledit, e shoqërojnë me një buzëqeshje dhe një pasthirrmë “Oh, Kledi, ai djali i talentuar i Amici-t”… Por edhe i dhjetëra-qindra performancave të tjera në skenat më në zë të teatrove të Italisë e jashtë saj.

Një emigrant që u largua me anije nga Shqipëria e përfundoi tek "Amici" e më pas ngriti një akademi vallëzimi, një balerin që nuk u përkul kurrë para sfidave, sidomos atyre raciste… Për një rrugëtim të gjatë e të ëvshtirë, Kledi Kadiu do të flasë nesër mbrëma para vogëlushëve të Piter Panit… Si ata, edhe ai fëmijë, kishte ëndrra – më të madhen e tyre e realizoi. Po të tjerat? Ndiqeni çfarë do të rrëfejë nesër mbrëma!

Elita Rudi

Bukuroshja e njohur e ekranit, vetëm pak javë më parë është bërë nënë për herë të parë. Zëri, bekimi i saj më i madh në jetë, është fryt i dashurisë së saj me reperin e njohur Gjiko. Për pak kohë, Elita i ka lënë angazhimet televizive, por me siguri, do të kthehet shpejt për fansat e saj. Programet e saj në disa prej ekraneve më të ndjekura në Kosovë e Shqipëri, janë më të kërkuarat për persoanzhet e zgjedhur me sqimë, por edhe për moderatoren bukuroshe që përcjell nga ekrani mirësi e qetësi si asnjë tjetër.

Që nga lidhaj e saj me Gjikon, thashethemet e rrjetit për raportin e saj të dashurisë, projektet e reja që ka për t’iu rikthyer ekranit e deri te nëna e Zërit – emri i të cilit është shumë i komentuar në rrjet, Elita do të flasë nesër mbrëma në anijen e Piter Panit. Përballë fëmijëve, gazetarëve dhe kolegëve të saj të ardhshëm, Elita nuk do ta ketë të lehtë, siç mund ta mendoni. Por se si do t’ia dalë, më mirë ndiqeni nesër në mbrëmje!