Bota e personazheve të njohur, këtë vit po pasurohet me fëmijë. Edhe një princ tjetër ka përshëndetur botën sot. Aktori i shumë serialeve turke, i njohur sidomos për rolin e tij në “Kuzey & Guney”, Buğra Gülsoy, dhe bashkëshortja e tij, Nilüfer Gürbüz, janë bërë prindër për herë të parë.

Siç mësohet nga mediat turke, Nilüfer ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit në një prej spitaleve private të Stambollit. Nënë e bir gëzojnë shëndet të plotë.

Aktori i njohur Buğra Gülsoy dhe bashkëshortja e tij Nilüfer Gürbüz kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare më 23 shtator të vitit të kaluar në një ceremoni private me të afërm e miq të ngushtë. Rreth 100 ishin të gjithë të ftuarit dhe media nuk u lejua të merrte pjesë në ceremoni.