Hulumtuesit kanë studiuar shumë kohë për të përcaktuar nëse ekziston një lidhje midis konsumit të kafesë dhe kancerit, por kanë pasur probleme në nxjerrjen e rezultateve nga zakonet e tjera që shkaktojnë kancer, si pirja e duhanit psh.

Një studim i ri, i paraqitur për Shoqatën Amerikane për Kërkimin e Kancerit (AACR), sheh konsumin e kafesë dhe çajit tek duhanpirësit dhe jo duhanpirësit dhe ka gjetur se një lidhje mund të ekzistojë midis pijeve dhe rrezikut të kancerit të mushkërive. Studimi është ende në vazhdim dhe rezultatet ende nuk janë finalizuar, por bazuar në gjetjet paraprake, hulumtuesit besojnë se mund të ketë një rrezik në rritje të kancerit të mushkërive tek njerëzit që pijnë së paku dy filxhane me kafe çdo ditë.

Hulumtuesit kryen një meta-analizë në mbi 1.2 milion njerëz, duke përdorur të dhëna nga studimet e mëparshme mbi popullsinë e SHBA-së dhe Azisë. Ata vlerësuan informacionin e pjesëmarrësve duke përfshirë pirjen e kafesë dhe çajit, demografinë dhe faktorët e jetesës si pirja e duhanit në secilën prej 17 studimeve. "Këto popullime kanë modele të ndryshme të konsumit dhe përbërjes gjenetike. Një studim i tillë do të ishte më informues sesa një studim i vetëm i popullsisë", tha për INSIDER, Dr. Xiao Ou Shu, autori kryesor i studimit.

Për të kuptuar më mirë nëse pirja e duhanit ka ndikuar tek rezultatet, studiuesit kanë parë njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan dhe aktualisht pinë duhan. Deri më tani, studiuesit kanë gjetur se njerëzit që raportuan se pinë dy ose më shumë gota kafe ose çaj në ditë kishin një rrezik në rritje ndaj kancerit të mushkërive.

Kjo ishte e vërtetë për të dy duhanpirësit dhe jo-duhanpirësit, duke sugjeruar se pijet mund të ishin faktori i rrezikut të kancerit. Temperatura e kafesë është studiuar gjithashtu si një faktor rreziku i mundshëm i kancerit. Në dy studimet, studiuesit zbuluan se njerëzit që pinin pije të nxehtë kishin rreziqe pak më të larta të zhvillimit të kancerit të ezofagut ose të fytit.

Megjithatë, meqenëse hulumtimi ekzistues mbi kafenë dhe kancerin është kryesisht jobindës, ju mos e lini mënjanë filxhanin tuaj të kafesë në mëngjes sepse kjo nuk është një mënyrë e pagabueshme për të ulur rrezikun e kancerit.