Nëse jeni gjithmonë kurioz për të mësuar më shumë për veten, ne ju vijmë në ndihmë, me teste të vogla dhe interesante. Ajo çfarë duhet të bëni është thjesht të imagjinoni veten tuaj në situatën e mëposhtme dhe të na tregoni se cilin veprim do të bënit të parin:

1-Të qetësoni një fëmijë që po qan

2-Të mblidhni rrobat sepse jashtë po bie shi

3-Të hapni derën sepse dikush po troket

4-T’i përgjigjeni telefonit që po bie pa pushim

5-Të mbyllni rubinetin e ujit, në mënyrë që të mos përmbytet shtëpia.

 

Përgjigjet

-Nëse gjëja e parë që do të bëni, është të merrni bebin që po qan, atëherë për ju e rëndësishme është familja.

-Nëse nxitoni për të marrë rrobat, prioriteti për ju është pastërtia dhe rregulli.

-Nëse shkoni të hapni derën, ju jeni shumë mikpritës.

-Nëse përgjigjeni në telefon, për ju është e rëndësishme karriera dhe puna.

-Nëse fikni rubinetin, juve ju pelqejnë shumë paratë.