Një pyetje për Getoar Selimin, çoi në një deklaratë për vajzat, Ledri Vulën. I ftuar në emisionin “NIN”, Ledri u pyet për një sërë temash, për të cilat ka kuriozitet publiku. Dikur ishin miq me Getoar Selimin, ndërsa sot rrugët e tyre mesa duket janë ndarë. “Pse nuk flet me Getoar Selimin”, ishte pyetja e Alaudin Hamitit për reperin e njohur.

“Nuk është që nuk flasim. Jeta ka marrë drejtim tjetër. E kam në Instagram, e përcjelli çfarë bën. Edhe me e takue nuk e kam problem. Nuk jam për të mbajt inat. Njeriu fal. Ka ndodh çfarë ka ndodh. Unë kam vendosur të largohem prej reve të zeza. Do kisha pas qef me e pa mirë gjithmonë”,-është shprehur Ledri.

Ai ka shtuar më tutje, se më të fortë do të ishin nëse do të bashkoheshin bashkë për një këngë. Ledri ka nënvizuar faktin se vajzat kanë filluar të shahen me njëra-tjetrën dhe kjo gjë nuk i pëlqen askujt.

“Më të fortë jemi ne me u bashkue e me e këndue një këngë bashkë. Edhe femrat kanë filluar me u shty me njëra-tjetrën. A po i pëlqen të tjerëve? Askujt. Po shahen. As nuk u ka hije”,-ka thënë Ledri rreth një javë më parë.

Mirëpo, mësa duket kjo deklaratë e Ledrit është keqkuptuar nga të tjerët dhe ai sot përmes një postimi në Instastory, e ka sqaruar edhe një herë për publikun.

“Më vjen keq që një fjali e imja në “NIN” është keqkuptuar edhe pse unë as me këngët e mia nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendue që femrat nuk bejnë rep të mirë, nuk do të kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret, po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si na. E di që munden me ba reptura shumë më të mira pa pas nevojë me sha, se fjalorin e kemi shumë të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur kthehuni dhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni”,-shkruan Ledri në postimin e tij.