Hekurosja është më se e nevojshme për çdo njeri. Disa prej nesh nuk e shijojnë si proçes, ndërsa për disa të tjerë është terapi më vete: Një arsye për t’i shpëtuar disa gjërave që ndonjëherë shkaktojnë nervozizëm në përditshmëri.

Gjithsesi askush nuk dëshiron të shpenzojë kohë të tepruar, prandaj kërkojmë gjithmonë një hekur me performancë të mirë dhe që është i lehtë për t’u përdorur.

Hekuri me avull është nga prototipat më të njohur dhe më të përdorur në treg, të cilin e gjejmë në çdo shtëpi. Me përmirësimin e teknologjisë, Hekuri me Kaldajë është popullarizuar, sidomos për familjet e mëdha në numër apo edhe ata që duan rezultatet më të mira në sa më pak kohë. Nëse je duke kërkuar të përmirësosh proçesin, nga një hekur normal me avull në një Hekur me Kaldajë më poshtë po ju listojmë pikat që bëjnë diferencën:

#Më tepër avull

Ndryshe nga hekuri tradicional, gjenerata e Hekurit me Kaldajë Philips PerfectCare ka aftësinë dhe kapacitetin të tejçojë avull që penetron copën vazhdimisht, të cilën madje mund ta përforconi.

Faktorë të cilët ndikojnë sasinë e avullit që del nga hekuri në mënyrë të vazhdueshme. Pra, sa më i lartë presioni dhe dalja, po aq e madhe edhe sasia e avullit që karakterizon hekurin.

Hekuri me Kaldajë Philips PerfectCare prodhon 2 herë më tepër avull se hekuri standard, duke bërë të mundur hekurosjen e një sasie të konsiderueshme rrobash. Fuqia e avullit të vazhdueshëm tejkalon copën menjëherë duke lejuar që të hekuroset e gjithë veshja në mënyrë perfekte me një të kaluar, në një kohë shumë të shkurtër!

Opsioni i përforcimit për më shumë avull nëse është i nevojshëm, është perfekt për hekurosjen vertikale të rrobave apo për rrudhat më të vështira.

#Një Temperaturë

Hekuri i zakonshëm duhet graduar gjithmonë në temperaturën e dëshiruar sipas llojit të copës, ndërsa me Hekurin me Kaldajë Philips ekziston opsioni i veçantë OptimalTEMP i cili është ideal për çdo lloj cope.

Teknologjia e OptimalTEMP nga Philips është një kombinim i temperaturës konstante së pllakës së hekurit dhe avullit të fuqishëm, e cila garanton sigurinë e mos djegies së rrobave. Mund të hekurosni çdo lloj cope, që nga mëndafshi, linoja, pambuku deri tek kashmiri pa pasur nevojë të  rregulloni temperaturën.

Me këtë veçori kurseni akoma më tepër kohë, pasi nuk do t’iu duhet të përshtatni temperaturën vazhdimisht apo të prisni që hekuri të nxehet apo të ftohet.

#Procese më të lehta hekurosjeje

Hekuri i zakonshëm ka tendencën të rrjedhë ujë që mund të lagë edhe tavolinën e hekurosjes. Ndonjëherë madje uji mund të jetë edhe i ndotur nga mbetjet dhe të bëjë pis rrobat që po hekurosni. Rezervuari, zakonisht është i integruar tek hekuri që përdoret masivisht, duke shtuar lodhje gjatë proçesit të hekurosjes për shkak të peshës.

Ndërsa Hekuri me Kaldajë Philips PerfectCare ka tjetër dizajn. Uji ruhet në një rezervuar të ndarë prej hekurit, me një kapacitet prej 2.5L, detaj që ju jep mundësinë të hekurosni për një kohë të gjatë, pa pasur nevojën për rimbushje.

Të gjitha veçoritë e përmendura më sipër e bëjnë hekurosjen pothuajse argëtuese! Nëse jeni duke kërkuar për eksperiencën më të mirë dhe pa risk për të dëmtuar rrobat zgjidhni një nga modelet perfekte të Hekurave me Kaldajë të Philips. Për më shumë informacion klikoni në http://www.ironing.philips.com.al/