Elita ishte bërë nervoze ngaqë Gjiko nuk “mundi” ta shoqërojë për “Në kurthin e Piter Panit”, por gjithçka ishte e menduar mirë nga produksioni. Gjiko ishte ftuar për të qenë pjesë e surprizës së sotme. Elita erdhi në Tiranë e shoqëruar nga vjehrra e saj dhe Gjiko, me gjasë ishte në Itali. Pas intervistës së sotme përballë gazetarëve të vegjël, ajo tha edhe fjalët më të mira për të dashurin e zemrës, përkushtimin dhe përkujdesin e tij të madh jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj vogëlushit Zëri, i cili ka vetëm pak javë që ka përshëndetur botën.

Por Gjiko ishte gjatë gjithë kësaj kohe në prapaskenë dhe po priste momentin t’i afrohej dhe t’i propozonte përsëri. Moderatorja e kishte kaluar edhe më herët këtë propozim, pak para martese, kur të dy bashkë, ata udhëtuan në Verona, poshtë ballkonit të Romeos dhe Zhulietës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Oooj gjyle @elita.rudi 😁❤️

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Ku më shumë se atje do të ishte më kuptimplotë propozimi? Ajo tha PO, pa asnjë dyshim.

Por nuk mbaroi me aq… edhe një herë tjetër, pak para dasmës, kur ajo festoi 25-vjetorin e saj. I kërkoi të ishte gruaja e tij, nëna e fëmijëve të tij. Ajo tha PO përsëri…

Por sërish nuk mbaroi. Sonte, edhe një herë tjetër, para syve të të gjithëve, ai ishte sërish për t’iu ulur në gjunjë dhe për t’i propozuar. Këtë herë, me një deklaratë pak të ndryshuar: “A do të jesh gjithë jetën me mua derisa unë të plakem e të bëhem për pampers?” - tha dhe i zgjati një unazë tjetër.

Ajo tha përsëri PO, përgjithmonë!