Elita dhe Gjiko kanë shumë gjëra të bukura për të treguar nga historia e tyre e dashurisë, madje edhe shumë “zënka” nga ato lozonjaret në fillim, pa të cilat marrëdhënia nuk mund të kuptohet. Por reperi ishte i vendosur ta bënte për vete dhe ia arriti. Sot, Elita tregon se ai që sot është bashkëshorti i saj e bëri për vete me karakterin, respektin dhe dashurinë që ka treguar ndaj saj.

Një prej çifteve më të ndjekur dhe më të dashur të showbiz-it shqiptar, Elita dhe Gjiko kanë vetëm pak javë që janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja ishte e ftuar për herë të parë për të folur për mëmësinë në një ekran shqiptar. Zëri ka vetëm pak javë që ka ardhur në jetë dhe këtë kohë Elita po ia përkushton të gjithën të birit. Ama, natyrisht pa lënë mënjanë edhe Gjikon…

Ama ka disa ndryshime tani. Disa? Nis që nga nofkat që Elita dhe Gjiko i thërrisnin njëri-tjetrit. Siç tregoi moderatorja përballë fëmijëve të Piter Panit, në fillim ata ishin mësuar t’i thërrisnin njëri-tjetrit ‘baby’, por sapo Zëri erdhi në jetë, ky emër nuk kishte më kuptim, kështu që ranë dakord ta ndryshonin. Që kur erdhi në jetë i biri, çifti e ndryshuan emrin: “Kur erdhi Zëri në jetë, ne tani e kemi një beb, kështu që e ndryshuam – beba – shumë ndryshe ë?” – tha Elita.