Bashkia e Tiranës është e para në rang vendi që ka gati Kartën e Studentit. Nga Ministria e Arsimit ku prezantoi modelin e Kartës së Studentit, çka përmbush një tjetër zotim të Paktit me Universitetin, kryebashkiaku Veliaj listoi edhe shërbimet që studentët përfitojnë falas ose me çmime tepër të reduktuara.

TRANSPORTI PUBLIK

Tarifa për transportin qytetas – Aboneja e studentit ka vlerën 600 lekë për një muaj. Tarifa për transportin rrethqytetas –Studentët nëpërmjet kartës së studentit do të përfitojnë abonenë e studentit sipas ligjit përkatës.

MUZETË

1. Muzeu Historik Kombëtar

Çmimi standard – 200 L.
Për Studentët – 60 L.

2. Shtëpia me Gjethe

Çmimi standard – 700 L.
Për Studentët – 210 L.

3. Bunk’Art 1

Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.

4. Bunk’Art 2

Çmimi standard – 500 L.
Për Studentët – 300 L.

5. Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij

Çmimi standard – 200L.
Për studentet – falas

6. MuzeuArkeologjik

Çmimi standard – 300L.
PërStudentët – 100L

7. Muzeu i Shkencave të Natyrës

Çmimi i biletës 50 L për të gjithë.

8. Muzeu i Forcave të Armatosura

Hyrja pa biletë për të gjithë.

9. Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Hyrja pa biletë për të gjithë.
Duhet rezervuar paraprakisht online në web-in e Bankës
për të vizituar muzeun.

10. Muzeu Mezuraj

Çmimi standard – 200L.
Për Studentët – 100L

11. Qendra Botërore Bektashiane

Hyrja pa biletë për të gjithë.

Adresa: Rruga “Dhimitër Kamarda” nr. 10 Tiranë, Shqipëri

GALERITË

1. Galeria Kombëtare e Arteve

Çmimi standard – 200 L.
Studentët – 100 L.

2. Galeria Fab

Hyrja pa biletë për të gjithë.

3. Galeria Zeta

Hyrja pa biletë për të gjithë.

4. Galeria Kalo

Hyrja pa biletë për të gjithë.

5. Gallery 70 Contemporary Art

Hyrja pa biletë për të gjithë.

6. Bazament Art Space

Hyrja pa biletë për të gjithë.

7. Cod

Hyrja pa biletëpër të gjithë.

8. Art GaleriE.Rira

Hyrja pa biletëpër të gjithë.

9. Vivart Gallery

Hyrja pa biletë për të gjithë.


10. Tulla Culture Center

11. Tirana Art Lab
Hyrja e lirë

12. IICAS – International Interactive Contemporary Art Space

Adresa: Perlat Rexhepi Street

13. Qendra kulturore kombëtare për fëmijë

Teatri i kukullave
Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora
Çmimi për studentët – 5000L/ora

TEATRO DHE KINEMA

1. Teatri Kombëtar / ArTurbina

Fundjava çmimi i biletës për të gjithë- 300 L.
Të mërkurë të enjte çmimi për të gjithë 150 L.

2. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 200 L.

3. Teatri Metropol

Çmimi standard – 500 L.
Studentët – 300 L.

4. Kinema Millenium

Çmimi standard– 500 L.
Për Studentët – 20% ulje për ata që kanë kartën e studentit.

5. Kinema Imperal

Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 10% ulje.

6. Kinema Cineplexx

Çmimi standard në 2D– 600 L.
Studentët – 450 L.

Çmimi standard në 3D– 750 L.
Studentët – 600 L.

Asetet në varësi të APR- së.

1. Reja

Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.
Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000 lekë / ora.
Për aktivitete të zhvilluara nga studentët – falas

2. Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë
Çmimi i biletës për frekuentimin fushave sportive në PMLAT:
Fusha e futbollit – 400 lekë / ora / personi, për orët e natës me ndriçim në fusha me bar.
200 lekë / ora / personi, ditën pa ndriçim në fusha me bar.
Fusha e volejbollit –100 / lekë / ora / personi.
Fusha e basketbollit –100 / lekë / ora / personi.
Studentët (arsimi publik) tarifohen 50%, me detyrimin të paraqesin një dokument vërtetues.

3. Kopshti Zoologjik

(Kopshti Zoologjik sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 30.12.2015, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”( i ndryshuar). Pika II.e.2 )

Çmimi i biletës – 100 L

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË

1. Qendra Multifunksionale TEN

Salla e madhe me qera 5000L/ora.
Nëse realizohet në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.

Adresa: Rruga Myslym Shyri

2. Bibliotekat e Lagjeve

Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

3. Sheshet Publike

Çdo student apo grupstudentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.

Top Channel