Në përgjithësi, gjinia femërore është paksa e vështirë për t’u kuptuar. Ka momente që as ato vetë nuk e kuptojnë se çfarë duan. Gjithsesi, shkencëtarët kanë vendosur të gërmojnë pak më thellë për të zbuluar gjëra interesante dhe pazakonta për natyrën e grave. Ka shumë surpriza.

-Gratë janë të mira për të kujtuar çfarë duhet bërë, jo çfarë është bërë

Çdo grua me siguri është bërë të paktën një herë me nerva me bashkëshortin që i ka kërkuar të blejë ushqime dhe ky i fundit ka harruar. Ka një shpjegim shkencor për këtë fakt. Në vitin 2015, Liana Palermo kreu një studim me 100 burra dhe gra, ku iu dha detyra të ndryshme për të testuar kujtesën e tyre në një interval prej dy minutash deri në një ditë. Ajo çfarë rezultoi ishte se gratë janë më të mira në kujtimin e detyrave për të ardhmen, ndërsa detyrat e përfunduara ato i harrojnë si meshkujt.

-Gratë bien në dashuri më ngadalë se meshkujt

Pavarësisht se çfarë e provokon dashurinë, trurin, ose hormonet, meshkujt zakonisht bien në dashuri shumë më shpejt se gratë. Disa kërkime treguan se: më shumë se 25% e burrave kanë rënë në dashuri mes takimit të parë deri në të katërtin, ndërsa vetëm 15% e grave arritën të njëjtin rezultat. Shumë gra kanë rrëfyer se edhe pas 20 takimesh, ato ende nuk ndjenin flutura në stomak. Ato kishin nevojë për më shumë kohë.

-Helmimi gjatë shtatzënisë

Hulumtuesit kanadezë nga Toronto zbuluan se helmimi gjatë shtatzënisë kontribuon në një zhvillim të shëndetshëm të një fetusi. Sëmundjet e mëngjesit dhe dhimbjet e kokës janë si rezultat i mekanizmit mbrojtës që mbron një fetus nga toksina të dëmshme. Kështu, këto simptoma të pakëndshme janë në fakt të mira për shëndetin e një gruaje.

-Gratë që vishen me të kuqe i bëjnë xheloze vajzat e tjera

Është realizuar një eksperiment: Ju është kërkuar burrave dhe grave të shikonin fotot e disa vajzave të shprehnin mendimet e tyre. Disa gra në foto ishin veshur me të kuqe, ndersa të tjerat me ngjyra të ndryshme. Eksperimenti tregoi se gratë reagojnë në mënyrë aktive ndaj grave të veshura me rroba të kuqe, duke i parë ato si një kërcënim për marrëdhënien e tyre.