Kanë mbetur edhe pak javë nga festivali europian i këngës, në të cilin Shqipërinë do ta prezantojë Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. Në një kohë kur kënga është gati, edhe klipi është prezantuar dhe këngëtarja vijon ta promovojë në Europë, mësohet se Jonida nuk do të jetë vetëm.

Performanca e Jonidës në Eurosong do të shoqërohet edhe nga tre këngëtarë të tjerë shqiptarë. Iconstyle ka mësuar se Jonida do të jetë e shoqëruar tre këngëtarë shqiptarë që do të jenë vokalet e dytë të këngës.

Tiri Gjoci, Uendi Mancaku dhe Artemisa Mithi janë këntëarët që do të shoqërojnë “Ktheju tokës” në Eurosong bashkë me Jonidën.