Dy aktorët e njohur, Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, janë bërë prindër të një djali, Karan, pak ditë më parë, në një spital privat në NiÅ?antaÅ?ı. Por vetëm që bashkëshortja e tij të ishte e qetë gjatë procesit të lindjes dhe pas tij, Burak ka bllokuar të gjithë katin e spitalit duke bërë një pagesë shtesë, plot 50 mijë lira turke (rreth 8 mijë euro).

Siç mësohet nga mediat turke, Özçivit  donte që bashkëshortja dhe djali i tij të ishin të qetë dhe pa asnjë presion nga jashtë.

Özçivit nuk kurseu asnjë shpenzim në këmbim të qetësisë dhe sigurisë së bashkëshortes dhe djalit të tij. Özçivit, i njohur si bashkëshort bujar, nuk u shkëput për asnjë çast nga i biri Karan dhe Fahriye. Madje, për të siguruar komoditetin e saj, pasi bllokoi të gjitha dhomat e katit, aktori kishte rezervuar edhe dhomën ngjitur me atë të bashkëshortes dhe djalit për të sistemuar prindërit e Fahriye, të cilët kishin ardhur enkas nga Gjermania për të përshëndetur nipin e tyre të sapolindur.

Evcen dhe i vogli Karan qëndruan në një dhomë me vlerë 2500 euro nata, ndërsa familja e aktores qëndroi në dhomën ngjitur pranë saj.

Sipas lajmeve dhe raportimeve nga miq të afërt të çiftit, për 5 ditë qëndrimi në spital, Burak Özçivit ka shpenzuar rreth 8 mijë euro. Familjet e Özçivit dhe Evcen kanë qëndruar në spital për t’i ardhur në ndihmë çiftit të ri në ditët e para.

Özçivit u përpoq shumë për të mos postuar asgjë nga i biri i sapolindur, ndaj për këtë alarmoi edhe sigurinë e spitalit.