Dashuria është një ndjenjë e pashpjegueshme dhe nuk ka një përgjigje fikse nëse dikush bie në dashuri me një person të caktuar. Gjithsesi, zgjedhja që bëni do të thotë shumë karakterin tuaj. Nuk është rastësi që bini në dashuri me një person të gjatë apo të shkurtër, ose me dikë që është shumë emocional ose shumë i rezervuar. Edhe kafshët shtëpiake ndikojnë në vendimin tonë. Si ndodh kjo gjë? Bright Side na tregon se çfarë mund të zbulojë zgjedhja që bëni. A jeni gati për të mësuar diçka për personalitetin tuaj?

Ngjashmëria në pamjen fizike

Të dy Megan Fox dhe Brian Austin Green kanë sy blu, flokë të errët, ballë të madh, dhe mjekra në formë të ngjashme. Le të fillojmë me pamjen tonë. Disa studime tregojnë se ne zgjedhim një person, pamja e të cilit ka shumë gjëra të përbashkëta me tonat. Shikoni më afër partnerin tuaj: a keni ndonjë karakteristikë fizike të ngjashme?

Niveli i atraktivitetit të ngjashëm

Ryan Reynolds dhe Blake Lively: një nga çiftet më të bukura të Hollywood-t.

Ka raste kur një burrë dhe një grua duken njësoj. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit i bëjnë zakonisht zgjedhjet e tyre nga e njëjta zonë “bukurie”. Pra, e konsiderojnë një person si opsionin më të përshtatshëm. Nëse mendoni se partneri juaj është tërheqës, atëherë edhe për veten tuaj keni të njëjtin mendim.

Njerëzit e sjellshëm zgjedhin njerëz të sjellshëm

Njerëzit e sjellshëm që janë në gjendje të tregojnë simpati kanë më shumë gjasa të krijojnë një marrëdhënie harmonike. Këta persona nuk argumentojnë për gjëra të kota dhe bien dakord shumë shpejt.

Diferenca e gjatësisë

Një partner i gjatë dhe një vajzë e shkurër-një partner i shkurtër dhe një vajzë e gjatë, i kemi parë të dyja rastet. Ndonjëherë një ndryshim i tillë është i çuditshëm, por nuk ka asgjë për t’u habitur. Nëse zgjidhni një partner më të gjatë, kjo tregon se ju dëshironi të ndiheni e mbrojtur dhe me vëmendje gjatë gjithë kohës. Ndërsa, nëse zgjidhni një partner të shkurtër, kjo tregon se jeni një grua e suksesshme dhe dëshironi të kujdeseni për të.

Ata duken si prindërit tuaj

“Babai” i psikoanalizës, Sigmund Freud, pretendoi se ne e zgjedhim një partner që duket si prindi jonë i seksit të kundër. Ky studim tregoi gjithashtu se nëse prindërit vendosnin të kishin një fëmijë në moshë më të madhe, fëmija i tyre ka gjasa të gjejë një partner më të moshuar. Kështu që ju mund të krahasoni fotot e të dashurit tuaj me ato të prindërve dhe të zbuloni nëse ata duken të ngjashëm apo jo.