Aktorja e famshme, Charlize Theron është nënë e dy fëmijëve të adoptuar, vazjës August - 3 vjeçe dhe djalit, Jackson - 7 vjeç. Prej shumë kohësh ajo është “kryqëzuar” për faktin se të birin Jackson e vesh si vajzë. Shumë njerëz nuk kanë qenë dakord me këtë gjë dhe janë shprehur se nëse aktorja dëshironte vetëm vajza mund të kishte adoptuar dy të tilla dhe nuk kishte pse të adoptonte një djalë për ta veshur më pas si vajzë.

Charlize, Jackson dhe August

Megjithatë, Charlize nuk është shqetësuar kurrë nga këto komente, por ka vazhduar jetën e qetë me dy fëmijët e saj. E pyetur së fundmi për këtë çështje, aktorja e famshme ka vendosur të tregojë arsyen se pse e vesh të birin me fustane duke theksuar se ai është po aq vajzë sa e motra August.

Po, edhe unë mendoja se ishte djalë, derisa kur ishte 3 vjeç më pa në sy dhe më tha ‘unë nuk jam djalë’! Kështu që, ja ku jemi! Unë kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind dua t`i mbroj dhe t`i shoh të rriten. Ato kanë lindur ashtu siç janë dhe duke u rritur do të zbulojnë veten e tyre, nuk më takon mua ta vendos këtë gjë. Puna ime si prind është që ato të kenë çdo gjë që u nevojitet për të qenë ato që duan të jenë”, -është shprehur aktorja.

Unë jam rritur në një vend ku njerëzit jetonin me gjysmën e të vërtetës dhe gjysmën e gënjeshtrës, pëshpërisnin dhe nuk thoshin asgjë drejtëpërdrejtë, ndërsa mua më mësuan të mos jem ashtu. Kam mësuar nga nëna ime që duhet të jetosh me të vërtetën dhe të ndihesh komode me të, asgjë e keqe nuk vjen prej saj”, -ka thënë Charlize, e cila ka përjetuar një dramë në moshën 15-vjeçare.

Babai i saj i alkoolizuar ushtronte vazhdimisht dhunë mbi nënën e saj, Gerda. Një ditë, ai hyri në shtëpi me një armë në dorë duke dashur të vriste Charlize-n dhe nënën e saj. Për vetëmbrojtje Gerda e qëlloi për vdekje para syve të së bijës.

Charlize me dy prindërit e saj