Flokët e valëzuar janë jo vetëm një prej trendeve që ndjekin të gjitha vajzat e njohura, por edhe shumë të bukur e të kombinueshëm me çdo lloj veshjeje. Është një model, mbi të gjitha, që nuk kërkon shumë punë.

Fatkeqësisht, jo të gjithë lindin me flokë të bukur e me onde. Sidoqoftë, nuk është rasti për t’u shqetësuar nëse ke flokë të drejtë. Një llak i krijuar me kripë mund të të ndihmojë të arrish ondet e ëndërruara. Dhe e di se si? Mund të bësh gjithçka vetë dhe pa shpenzuar asnjë qindrakë. Ja si mund t’ia dalësh nëse ke në plan të dalësh këtë fundjavë:

Përbërësit:

– 2 filxhanë me ujë të nxehtë

– 1 lugë çaji kripë

– 1 lugë çaji vaj kokosi

Vendosi të gjithë përbërësit në një shishe që sprucon (spray), përzieje mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të njëtrajtëzohen. Aplikoje spray-n në flokë të lagur, në mënyrë që të krijohen flokët e valëzuar. Uji me kripë ndihmon për të krijuar flokë me onde, ndërsa vaji i kokosit do të ndihmojë për shkëlqimin dhe hidratimin e tyre.