Të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore në vend do të ristrukturohen, duke i shpërndarë sipas nevojave në 51 bashki të vendit, pasi kanë çaluar në drejtim të rritjes së cilësisë në arsimin parauniversitar. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha se nga 38 zyra arsimore, tashmë do të ketë 56 të tilla për të vlerësuar mësimdhënien në shkolla.

Bashkitë si Shkodra, Korça dhe Fieri do të kenë zyrën e vet arsimore me numër më të madh të punonjësve, ndërsa disa bashki të vogla do të mbulohen nga zyra arsimore të përbashkëta. P.sh. Zyra arsimore Delvinë do mbulojë Delvinën dhe Finiqin. Risia është që zyrat arsimore do të kenë sektor me 3-6 punonjës që do të merren me vlerësimin e cilësisë së arsimit.