Më datë 17 prill, në Tiranë u mbajt një nga eventet më të rëndësishme për kompaninë Espana Pharm, prej vitesh tashmë, distributor i Suavinex & Nutriben, dy brande spanjolle tepër cilësore dhe lider në treg për dizajnin dhe cilësinë që ofrojnë.

Ky event kishte të bënte me hapjen e “Baby boo”, që është dyqani më i ri në Tiranë, një showroom i cili përmbush çdo dëshirë të të gjithë atyre që janë prindër ose në një pritje të ëmbël. Pa zhurmë dhe me shumë punë, eventi arriti të ishte një sukses edhe në detajet më minimaliste. Çdo i ftuar nuk ishte thjesht një kalimtar apo mik i cili ‘po kryente detyrimin e radhës’. Të ftuarit ishin dashamirës dhe për më tepër përdorues të markave Nutriben & Suavinex. “Trokitje gotash dhe të qeshura” ishte spoti më i rëndësishëm i ktij eventi.

Sigurisht që të jesh prind nuk është aspak e thjeshtë, por “Baby boo” është këtu pikërisht për t`jua bërë këtë gjë më të lehtë dhe më të bukur. Hapja e një dyqani të tillë është një investim mjaft i mirë dhe i domosdoshëm për Tiranën. Por çfarë ka ndryshe “Baby boo” nga dyqanet e tjera të fëmijëve në kryeqytet?

Kësaj pikëpyetjeje i përgjigjet edhe kërkesa e klientëve për të blerë pranë dyqanit, klientë të cilët kthehen në miq të mirë dhe nuk janë thjesht blerës, por edhe admirues të këtyre produkteve. Suavinex do të thotë, në radhë të parë, mënyrë e të jetuarit dhe shijuarit të prindërimit dhe jetës në familje kur një pjesëtar i ri i shtohet asaj. Ndërsa Nutriben përfaqëson standardet më të larta të ushqimeve për fëmijë duke filluar që nga cilësia dhe siguria e lëndëve të para, formulimet inovatore dhe avangardë, shije e shkëlqyer dhe sigurisht një angazhim serioz në parandalimin e obezitetit infantil.

Tri vitet e para të jetës për një fëmijë janë shumë të rëndësishme për një rritje dhe jetë të shëndetshme deri në moshën adulte. Produktet që Suavinex & Nutriben ofrojnë, kujdesen maksimalisht për çdo etapë të jetës së fëmijëve; që nga kujdesi për nënën dhe lehtësimi i ushqyerjes me gji, te produktet e kujdesit për lëkurën delikate të bebit, e deri tek ushqimet Nutriben - të gjitha të formuluara pa vaj palme në përbërjen e tyre. Fokusi i tyre është një rritje e shëndetshme e fëmijëve dhe njëkohësisht lehtësimin sa më shumë të këtij procesi për prindërit.

E për të qenë sa më pranë klientëve, në ambientet e showroom-it ofrohet edhe një shërbim vizitash pediatrike në një klinikë tepër moderne, ku do të ndiheni shumë komodë ndërkohë që merrni një shërbim të jashtëzakonshëm nga pediatër me eksperiencë.

Për drejtuesit e “Baby boo” suksesi nuk ishte diçka e papritur, pasi edhe puna gjatë këtyre viteve ka qenë e madhe dhe shumë impenjuese. Ajo që nuk prisnin ishte të gjenin veten midis bekimeve për hapjen e një showroom-i të tillë!

Për të gjithë të interesuarit, showroom-in e gjeni te Bulevardi Zogu I, në krah të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë.