Gjatë kremtimit të Pashkëve ishulli i vogël aziatik i Sri Lankës është goditur nga një kalvar sulmesh në 3 kisha dhe 3 hotele. Si pasojë e shpërthimit të bombave, kanë humbur jetën 150 persona dhe janë plagosur 400 të tjerë. Sulmet me eksploziv kanë ndodhur në kishat e Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa. Menjëherë pas shpërthimeve në kishë, janë regjistruar edhe sulmet në 3 hotele me 5 yje në Dehiwala, 20 minuta nga Colombo, ku dyshohet se kanë humbur jetën edhe 2 policë. Viktimat nuk janë identifikuar ende, por bëhet fjalë edhe për turistë që ndodheshin për kremtimin e Pashkëve në ishull. 

Ndërkohë ende nuk dihen shkaktarët e këtyre sulmeve të cilat kanë ndodhur njëkohësisht në mënyrë të koordinuar.

Sri Lanka ka një pakicë të besimit të krishterë prej 7.4 % dhe njihet si një vend i cili ka probleme mes grupeve fetare, por një sulm i këtij niveli nuk kishte ndodhur që nga Lufta Civile e cila përfundoi 10 vite më parë në këtë vend.