Pak javë më parë, lajmi se zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është në pritje të ëmbël u përhap me shpejtësi në media e portale. Ende nuk ishte mësuar gjinia e fëmijës, por miq pranë saj zbuluan se Zhupa ishte në pritje të ëmbël prej disa muajsh.

Sot, zëdhënësja e PD-së, ka postuar një foto me barkun e rrumbullakosur, përmes së cilës u uron Pashkët të gjithë besimatrëve katolikë, por njëkohësisht zbulon edhe gjininë e fëmijës që do të lindjë pas pak muajsh. Ina do të bëhet nënë e një djali.

'Gezuar Pashkën miq, nga unë dhe im bir. Bekimi më i madh në jetë është familja. Ndaj ju uroj të gjithëve familjarisht mirësi, dashuri, shëndet dhe begati”,- shkruan Ina Zhupa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gezuar Pashken miq, nga une dhe im bir❤️�️ Bekimi me i madh ne jete eshte Familja. Ndaj ju uroj te gjitheve familjarisht miresi, dashuri, shendet dhe begati.

A post shared by Ina K. Zhupa (@inazhupa.official) on