Ditën e djeshme, mbretëresha Elisabeth festoi 93-vjetorin dhe urimet për të ishin të panumërta. Sigurisht që nuk mund të mungonin urimet nga nipërit e saj, Harry dhe William, të cilët kanë zgjedhur llogaritë në Instagram për të uruar publikisht gjyshen mbretëreshë.

Urimi i William dhe Kate në faqen e tyre, Kensington Royal, ka nxitur shumë diskutime pikërisht për foton që ata kanë zgjedhur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Në foto shfaqej mbretëresha me princin Philip, Harry-n, William-in, Kate-in, princin George dhe princeshën Charlotte. Të gjithëve u ra në sy vetëm diçka: mungesa e Meghan-it në foto! Kjo gjë nuk kishte si të kalonte pa u diskutuar dhe komentet që vinin në dukje mungesën e dukeshës së Sussex-it ishin të shumta.

Njerëzit mendojnë se kjo zgjedhje ka qenë e qëllimshme, megjithatë shanset që Kate dhe William të mos e kenë zgjedhur vetë atë foto janë të shumta. Me siguri, ata kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të merren me Instagramin, plus po ta shohim foton me kujdes, edhe princ Harry mezi duket.