Kur Bleona demonstroi live para të gjithëve ‘ngrirjen e vezëve’ për t’i pasur gati kur të vinte momenti i duhur të kishte një fëmijë, rrjeti iu vërsul me mijëra komente, por këngëtarja, si në të gjitha gjërat që ka bërë në jetën profesionale dhe jashtë saj, edhe këtë herë u tregua e guximshme. Vendosi ta bëjë publik një veprim të tillë për të frymëzuar të gjitha vajzat dhe gratë që mund të ndihen si ajo; janë vetëm, pa një partner, relativisht afër të 40-ave, por me dëshirën e madhe për t’u bërë nënë një ditë…

Atë projekt Bleona nuk e ka lënë pas dore, por ka akoma kohë. Për momentin, ajo është e përqëndruar te karriera muzikore, megjithatë edhe ‘projektin’ jetësor e ka në vëmendje. Madje, e di mirë sa fëmijë ka dëshirë të ketë, si dhe ç’gjini do të kenë ata.

Kështu, mbrëmjen e sotme, nga anija e Piter Panit, Bleona zbuloi shumë të reja për veten dhe karrierën e saj, por tha edhe sa fëmijë do të donte të kishte.

”Unë do doja të kisha tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë”, – tha ajo pas kureshtjes së vogëlushëve se kur do të shohin Bleonën nënë.

Pasi të vijë princi me kalë (jo me gomar), Bleona, natyrisht, do të jetë gati edhe për t’u bërë nënë. Nëse fëmijët e saj do t’u ngjanin atyre të Piter Panit, këngëtarja do ta konsideronte veten vërtet me fat.