Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Joleza Koka ishte në pritje të ëmbël. Burime pranë Gazetës Shqiptare bënë me dije se shumë shpejt ish-kryetarja e FRESSH-it do të bëhej nënë. E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ajo u përgjigj: "Janë gjërat e mia personale, preferoj t’i mbaj private”. Kjo gjë i shtoi edhe më shumë dyshimet se lajmi ishte i vërtetë.

Mirëpo, e ftuar në “A Show” me Adi Krastën, Joleza ka reaguar më në fund rreth kësaj çështjeje duke i hedhur poshtë lajmet e pak ditëve më parë. “Janë lajme të rreme si të gjitha herët e tjera”, -është shprehur Joleza, e cila prej dy vitesh është e martuar me Laert Kokën.