Time Magazine organizoi mbrëmjen e përvitshme, Time 100 Gala. Të pranishëm ishin emra të njohur dhe me ndikim në botën e ekranit, të cilët shkëlqyen në tapetin e kuq. Me fustane të denjë për një mbrëmje Gala, një pjesë e madhe e personazheve të njohur guxuan me ngjyrat duke sjellë në tapetin e kuq stinën e ngrohtë të pranverës. Emra të famshëm si Emilia Clarke, Taylor Swift, Brie Larson, Sandra Oh, Alex Morgan, Naomi Campbell, Martha Hunt, Petra Nemcova, Julianne Moore, Sophia Bush etj. sollën klasin dhe elegancën që nuk mund të mungonte në një mbrëmje të tillë. Votoni për atë që sipas jush është veshur më bukur.