Si një ndër njerëzit më të fotografuar në botë, Kendall Jenner duhet të duket përherë bukur. Si në tapetin e kuq, ashtu edhe në përditshmëri, ajo duket gjithmonë e veshur bukur dhe trendy. Çfarë fshihet pas pamjes së saj gjithë stil? Duket se sekreti i modeles së Victoria`s Secret është i përballueshëm nga të gjithë, pasi nuk kushton aspak.

Sekreti i saj janë veshjet vintage! “Unë i dashuroj veshjet vintage dhe jo gjithmonë duhet të jenë të shtrenjta. Shpesh herë unë zgjedh veshje vintage që nuk janë të firmave të njohura. Për shembull T-Shirt-e me moto, apo T-Shirt-e vintage koncertesh, një palë xhinse të mira Levi`s, këto funksionojnë gjithmonë”, -ka thënë ajo për Marie Claire.

Sipas Kendall, duhet të investoni vetëm te xhinset e mira dhe do të dukeni bukur me gjithçka që do t`i vishni! Ndërsa për sa i përket stinës së dimrit, Kendall shton se një vajze i duhen sa më shumë pulovra. Po ashtu, bizhuteritë janë të preferuarat e saj dhe këtë e kemi vënë re në daljet e modeles në tapetin e kuq.