Në një kohë kur gjithçka bëhet për like dhe komente, Instagrami po eksperimenton për një ndryshim që nuk është pritur fare mirë nga përdoruesit. Rrjeti i fuqishëm social po mendon të fshehë nga audienca like-t dhe komentet që dikush merr në postimet e tij. Pra, nëse ju postoni diçka në Instagram, përveç jush, askush tjetër nuk mund t`i shohë liket dhe komentet që ndjekësit do të bëjnë aty.

Duam që ndjekësit të përqëndrohen në atë që ju ndani dhe jo te komentet dhe like-t që ju merrni”, -janë shprehur përfaqësues të Instagram-it.

Njerëzit kanë pasur reagime të shumta, një pjese ky ndryshim i mundshëm u ka pëlqyer, pasi nuk do të kenë më presion për të “kuruar” postimet për like. Ndërsa pjesa më e madhe nuk janë dakord.

Megjithatë, një përfaqësues i Instagram është shprehur për TechCrunch se për momentin kjo gjë nuk do të aplikohet, por po eksplorohen mënyra të ndryshme për të reduktuar presionin në Instagram. Nëse ky ndryshim vendoset të aplikohet, ky do të ishte fundi i epokës së influencuesve!